Shilegov: Vota për Visarin është votë për të gjithë qytetarët e Çairit

Kryetari i ri i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov bashkë me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit Visar Ganiu, sot i kanë vizituar derë më derë shtëpitë e shumë qytetarëve të Çairit, transmeton MIA.

Shilegov me këtë rast banorëve të Çairit u ka sugjeruar të votojnë për Visar Ganiun si kandidat me të cilin pritet të realizojnë shumë projekte të rëndësishme për të gjithë banorët e komunës.

“Vota për Visarin është votë për të gjithë qytetarët e Çairit sepse ne bashkë do të realizojmë shumë projekte të rëndësishme për Çairin në çdo vendbanim të tij”, tha Shilegov para banorëve.

Takimet e përbashkëta të kandidatit të BDI-së për kryetar komune të Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të ri të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button