Dëbohet një shtetas i Maqedonisë në Itali për shkak lidhjeve me ISIS-in

Autoritetet italiane kanë dëbuar një shtetas të Maqedonisë dhe një të Shqipërisë për arsye sigurie, për shkak që sipas tyre, kanë lidhje me shtetin e ashtuquajtur Islamik apo ISIS, njofton Portalb.mk.

Të dy kanë jetuar në qytetin Bar dhe gjatë kohë kanë qenë të ndjekur nga sektori kundër terrorizmit. Sipas hetimit, të dy personat, shtetasi i Maqedonisë (36) dhe i Shqipërisë (27), nëpërmjet rrjeteve sociale kanë mbajtur kontakte me shtetas maroken, paraprakisht të arrestuar për qëndrimet e tyre për ISIS-in.

Policia gjithashtu i ka dokumentuar dhe kontaktet dhe bisedat që ata i kanë pasur me persona tjerë, të cilët sipas tyre të ekstremizuar të cilët kanë qenë të arrestuar në Kosovë në lidhje me terrorizmin.

Gjatë kontrollit, tek ata janë gjetur materiale propaganduese antisemitike, por edhe materiale kundër Perëndimit.

Të dy me shoqërim të policisë, janë sjellë në Aeroport dhe janë dorëzuar në shtetet e tyre amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button