Burgim me kusht për ish-shefin e Shërbimit për krim financiar

 Ish-shefit të Shërbimit për luftë kundër krimit financiar grek, Joanis Diotis i është shqiptuar vendim për dënim me kusht prej dhjetë vjet burg në lidhje me të a.q. “lista Lagard”.

Lista është e ish-ministres franceze të Financave dhe shefe aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard dhe përmban rreth dy mijë llogari të grekëve në filialin zviceran të bankës Ejç-Es-Bi-Si (HSBC).

Lista iu dorëzua Greqisë në vitin 2010 dhe shkaktoi trazira politike në vend, sepse parashikohej se shumat nga lista nuk janë futur në paraqitjet tatimore të pronarëve të llogarive, me çka shkelen ligjet lidhur me pastrimin e parave.

Mediat atëherë pohuan se llogaritë iu takojnë pronarëve të njohur grekë të anijeve dhe familjarëve të tyre.

Portali grek “njuz-in” lajmëroi se Gjykata ka vlerësuar se ish-shefi i Shërbimit për luftë me krimin financiar Joanis Diotis është fajtor sepse nuk ka ndërmarrë hapa të nevojshme dhe i ka fshehur informacionet për 2.059 persona nga lista dhe në këtë mënyrë ka lejuar që ato të mos kontrollohen. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button