PE-ja i zvogëlon mjetet parainkuadruese për Turqinë për 50 milionë euro

Parlamenti Evropian propozoi që nga mjetet parainkudruese për Turqinë për vitin 2018 të merret shuma prej 50 milionë eurosh, kumtoi eurodeputeti rumun Zigfrid Mureshan i cili është raportues i PE-së për buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2018.

Parlamenti Evropian sot në seancën plenare do të votojë për qëndrimin e tij për buxhetin e Unionit për vitin 2018.

Eurodeputeti rumun mbrëmë kumtoi se PE-ja ka propozuar që mjetet parainkudruese për Turqinë të zvogëlohen për 50 milionë euro, ndërsa në rezervë të vendosen 30 milionë euro. Mureshan tha se vendet anëtare kanë propozuar që Turqisë t’i merren 20 milionë euro, por PE-ja propozoi që kjo shumë të arrijë 50 milionë euro sepse, sipas eurodeputetëve, në Turqi kufizohet liria e mediave, liria e shprehjes, të drejtat e njeriut, ndërsa reformat politike shkojnë në drejtim mjaft të gabuar dhe Turqia nuk afrohet por përkundrazi distancohet nga standardet evropiane.

Mureshan shtoi se 50 milionë euro do të merren nga shuma e përgjithshme prej 217 milionë euro të cilat janë dedikuar për reforma politike në Turqi. Ai sqaroi se këto mjete nuk i rrezikojnë 291 milionë eurot e ndara për bashkëpunim ekonomik. Eurodeputeti rumun tha se nuk rrezikohen as mjetet për bujqësi sepse “bujqit në Turqi nuk mbajnë asnjë përgjegjëse për sjelljen dhe mosrespektimin e standardeve demokratike nga ana e autoriteteve në Ankara”.

Ai theksoi se është propozuar 30 milionë euro të vendosen në rezervë dhe ato do të jenë mjete të cilat janë të gatshme të mobilizohen nëse situata në Turqi përmirësohet.

Buxheti vjetor i Bashkimit Evropian për vitin 2018 arrin 160 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button