Shkup, ka ndërruar jetë një foshnje

Të hënën ka ndërruar jetë një foshnje në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, njofton Portalb.mk.

Nga Gjinekologjia njoftojnë se bëhet fjalë për lindje të parakohshme të foshnjës e cila ka pasur probleme të frymëmarrjes.

Nëna e foshnjës ka pasur 16 vjet dhe ka qenë shtatzënë me binjakë. Foshnja tjetër është në repartin intensiv, jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button