Pse nuk reagon Prokuroria për akuzat e Gruevskit për parregullsi zgjedhore?

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të dorëzojë në Prokurorinë Themelore dëshmi për korrupsion eventual ose të mbajë përgjegjësi për manipulime, thonë ekspertët pasi lider i VMRO-DPMNE-së, deklaroi se LSDM “ka gjuajtur 20 milionë euro për blerje të votave”, njofton Portalb.mk.

Ose akuzat të dëshmohet ose përpara institucioneve kompetente të mbajë përgjegjësi për shpërndarje të manipulimeve për dëmtimin e besueshmërisë në procesin zgjedhor, thonë ekspertët juridik dhe përfaqësuesve të organizatave mbikëqyrëse pas një sërë akuzave nga VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski se “në Maqedoni ka pasur zgjedhje afrikane” me numër të madh parregullsish në të cilat janë të përfshira edhe institucionet, të cilat në vend që t’i parandalojnë – kanë marrë pjesë në to”. Gruevski gjithashtu ka deklaruar se LSDM “ka gjuajtur 20 milionë euro për blerje të votuesve”.

Mazedonien, Nikola Gruevski, Präsident der VMRO-DPMNE Partei (Petr Stojanovski)

“Këto ditë jemi dëshmitarë të luftës  psikologjike. Të cilët ndjellin frikë nga të gjitha anët. Frikësime, trysni, do të largojnë nga puna nëse dikush nuk do të votojë, nuk do të japin subvencione, kërcënime nga të gjitha anët pasi që në mënyrë tjetër nuk dinë të fitojnë. Nuk janë të zotët me punë dhe projekte, ndërkaq janë të zotët për kërcënime, trysni dhe shumë korrupsion. Të ju pyes. Kush ua dha ata para, që të ketë aq shumë korrupsion, ata para nuk janë të tyre. As 10% prej tyre nuk janë para të tyre. Kush ka interes të investojë aq shumë para për këtë kriminel dhe tradhtar që të jetë në Qeveri dhe të shihet si fitues i zgjedhjeve?”, akuzoi Gruevski, duke shtuar se “çdo ditë me emër dhe mbiemër mësojmë se si blihen votat, informojmë, por nuk ka reagim!”.

Kush udhëheq luftë psikologjike?

A janë edhe këto numra pjesë e të përmendurës “luftë psikologjike”? Përgjigjen duhet ta japë Prokuroria Themelore Publike e cila ka “20 milionë arsye” që ta ftojë Gruevskin t’i dokumentojë dhe t’i dëshmojë akuzat.

“Ajo mund të konfirmohet ose demantohet vetëm me dëshmi përpara institucioneve”, thotë për DW Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”, i cili është mbikëqyrës i akredituar i zgjedhjeve lokale.

“Prokuroria ka departament special për parregullsi zgjedhore. Këto janë akuza serioze dhe duhet të kontrollohen nëpërmjet atij që akuzon, ndërkaq për të njëjtat duhet të dorëzojë dëshmi. Nëse nuk dorëzon dëshmi, duhet të mbajë përgjegjësi”, thotë Deralla.

prokuroria publike

Ai thotë se në “Civil” deri më tani nuk ka arritur asnjë paraqitje nga VMRO-DPMNE për parregullsi zgjedhore.

“Edhe gjatë fushatës zgjedhore me letër i kemi ftuar VMRO-DPMNE-në dhe partitë tjera, që çdo rast të parregullsive zgjedhore ta paraqesin në organizatën tonë dhe i kemi siguruar se ato publikisht do të botohen në faqen tonë të internetit. Deri sot, nga ajo parti nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje, për paraqitje të parregullsive zgjedhore”, thotë Deralla.

Fushatë e zezë

Heshtja e Prokurorisë jep hapësirë që “lufta” me akuza të pakonfirmuara të fitojë dimensione të mëdha. Tani në radhë është edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, nga e cila edhe mediat kërkojnë reagime për fushatën e zezë të VMRO-DPMNE-së, e cila në spotet zgjedhore e keqpërdor procesin gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ndërkaq bën krahasime jo-adekuate dhe e relativizon dhunën e 27 prillit në Kuvend. Ai “trend” tani është në pajtueshmëri me atë që Gruevski publikisht e flet në fushata.

“Çdokujt që do t’i shkojë mendja ta mbrojë shtetin, siç ishte rasti më 27 prill, çdokush që ka inçizuar filma dokumentare për historinë e Maqedonisë, për heronjtë maqedonas ose ka qenë i përfshirë në ndërtimin e përmendoreve të heronjve maqedonas të cilët i kanë dhënë jetët e tyre për lirinë tonë, duhet që të frikohet se do të jetë i montuar në ndonjë proces gjyqësor. Thjeshtë thënë, kriminelët në liri, ndërkaq patriotët në burg”, deklaroi Gruevski.

Nga ana tjetër Antonio Milloshovski i VMRO-DPMNE-së, thotë se “nuk ka komunë që ka hyrë në rrethin e dytë zgjedhor, ndërkaq kandidatët dhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së të mos jenë të ndjekur.

“Aktivistët e VMRO-DPMNE-së, kandidatët për kryetar të komunave, bashkëpunëtorët e tyre ose kryetarët e komiteteve po ndiqen. Institucionet në vend që ta parandalojnë këtë trysni ndaj votuesve, MPB dhe ministri tjera dhe agjenci bëhen pjesë e trysnisë”, thotë Milloshovski.

Nga MPB e kanë demantuar Milloshovskin duke thënë se akuzat e tij janë të pabaza, të paargumentuara, absurde dhe jo të sakta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button