Senati i SHBA-së miratoi ndihmë prej 36 miliardë dollarë për të pësuarit nga uraganët

Senati amerikan miratoi pako të ndihmës urgjente me vlerë prej 36,5 miliardë dollarë me qëllim që, mes tjerash, t’i ndihmohet edhe Portorikos, i cili u shkatërrua nga uraganët.

Për pakon financiare kanë votuar 82 anëtarë të Senatit, ndërsa 17 kanë qenë kundër.

Senati i ka përcjellë masat deri te presidenti Donald Tramp, i cili pritet t’i miratojë.

Duke e përfshirë pakon e ndihmës, Kongresi deri tani ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për të rrezikuarit në këtë sezon të uraganëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button