Vuniqi takon Etjen Xhafën diskutohet përgatitja e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi, ka pritur në një takim homologun e saj nga Republika e Shqipërisë, Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme, Etjen Xhafa.

Në takim është diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit dhe përgatitjen e agjendës së mbledhjes së dy Qeverive, e cila do të mbahet në Korçë, me datën 27 Nëntor, 2017, njofton Zëri.

Pas datës 27 Nëntor, të dy Qeveritë do të takohen në Vlorë për të hapur Vitin e Skënderbeut.

“Sot pata kënaqësinë që të mirëpres homologun tim nga Shqipëria, zëvendës Ministrin e Punëve të jashtme, z. Etjen Xhafa ku në fokus të diskutimeve patëm mbledhjen e rradhës të dy Qeverive përkatëse, pra atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Diskutuam për mbarëvajtjen e punëve rreth organizimit dhe takimeve të grupeve punuese, si dhe u dakorduam për shumë pika të rëndësishme të cilat priten të rezultojnë me marrëveshje konkrete. Mbledhja apo takimi i dy Qeverive kësaj rradhe do të mbahet me 27 Nëntor në Korçen e bukur nga ku edhe u kurorzua Presidenti Pacolli me dekoratën Qytetar nderi i Korçës”, ka shkruar ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button