fbpx

Tendenca më ‘IN’ e flokëve për 2018 (FOTO)

Kur bëhet fjalë për ngjyrosjen e flokëve, mundësitë janë të pafundme. Doni të lyeni flokët dhe nuk mund të vendosni  se çfarë ngjyre doni ti bëni? Pse nuk hidhni një sy nga instagrami i artistes Ursula Goff, pasi me siguri aty do frymëzoheni për të bëra një ndryshim rrënjësor në pamjen tuaj.

Goff ka filluar të bëhet mjaft e famshme në botën e modës për idetë e saj të veçanta në ngjyrosjen e flokëve. Si fillim ajo frymëzohet nga gjithçka që sheh dhe kryesisht nga natyra dhe më pas të gjitha idetë që i vinë ajo i vizaton në letër , ku ka krijuar piktura të famshme me flokë, por ajo është gjithashtu e njohur për ngjyrosjen e flokëve të klientëve të saj duke përdorur ngjyra nga më të veçanta.

Për Goffin, pothuajse çdo gjë me ngjyrë të mrekullueshme mund të shkaktojë një ide për të, duke përfshirë pëlhurën, ushqimin, pikturat, insektet ose bimët , dhe pastaj ajo e realizon këtë ide tek flokët e klientëve.

Nga pendët, shkëmbinjtë e ndezur, galaktikat, ylberi, ajo ka aftësinë që çdo ngjyrë që sheh ta pasqyroj bukur në flokët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button