fbpx

Në Gutën Lindore vazhdon arsimimi pavarësisht rrethimit të saj

Nxënësit në Gutën Lindore e cila ndodhet nën rrethimin e rreptë ushtarak të regjimit të Bashar al Asadit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, vazhdojnë mësimet e tyre në një xhami të rrënuar, për shkak se shkolla e tyre është shembur nga sulmet e regjimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet e regjimit të Asadit kanë dëmtuar në masë serioze ndërtesat e shkollave në Gutën Lindore, në lindje të Damaskut, ku që prej 5 vitesh mbahen të bllokuar rreth 400 mijë civilë.

Sulmet në këtë rajon janë pakësuar pasi rajoni u përfshi në mesin e “rajoneve jokonfliktuale”, në kuadër të procesit Astana. Për këtë arsye është rritur edhe numri i familjeve që dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre.

Ndërsa bëhet e ditur se është bërë shkollë për fëmijët një xhami e shembur pjesërisht si pasojë e sulmeve në zonën me 3 mijë banorë Hosh el-Salihijje, në rajonin Merc në Gutën Lindore. Në këtë xhami e cila ka hapur dyert për fëmijët kanë nisur të arsimohen rreth 100 nxënës.

Nxënësit të cilët vijnë që në orët e para të mëngjesit marrin arsim në gjashtë klasa nga 9 mësues dhe pasi përfundojnë mësimin deri në orët e drekës ata kthehen më pas në shtëpitë e tyre.

Mësuesja e vetme femër në xhami İman Muhammed, në një deklaratë për AA është shprehur se në xhaminë e cila ka një hapësirë prej 190 metra katrorë ka nevojë më shumë për tabela të shkrimit, të cilat janë të pamjaftueshme.

Koalicioni Kombëtar i Opozitës Siriane dhe Forcave Revolucionare ditën e djeshme i bënë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) për t’i dhënë fund rrethimit të civilëve.

Emin Muhammed Saur, përgjegjësi i ndihmës humanitare në rajonin Guta Lindore, tha në deklaratën e tij javën e kaluar se në rajon nuk kanë mbetur më ushqime, ilaçe, lëndë djegëse dhe asnjë produkt tjetër për nevojat themelore.

Pas shtrëngimit të bllokadës ushtarake të regjimit, familjet me të ardhura të ulëta kanë vështirësi në sigurimin e materialeve shkollore për fëmijët që ata dërgojnë në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button