Talenti shqiptar futet si zëvendësues në Francë dhe shënoi pas 2 minutash (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares U-21, Qazim Laçi, ka shënuar sërish në kampionatin francez të futbollit, ku aktivizohet në Kategorinë e Dytë me klubin e Ajaccios.

Talenti i Shpresave ka arritur që të lërë shenjë në derbin ndaj GFC Ajaccio, duke shënuar golin që vulosi fitoren 2-0 dhe mbajti ekipin e tij pranë kreut, mes kandidatëve kryesorë për ngjitjen në elitën e futbollit francez.

Laçi ishte zëvendësues, duke u futur në fushën e lojës në minutën e 83-të të sfidës. Por vetëm 2 minuta më vonë, ai tregoi nuhatje mjaft të mirë para portës kundërshtare, duke ndjekur aksionin e Nuri për të realizuar golin e rezultatit përfundimtar 2-0.

Ky ishte goli i dytë i Laçit te skuadra franceze në 8 ndeshje të luajtura me Ajaccion, teksa është huazuar nga Olympiacos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button