Tahiri publikon dokumentin e Prokurorisë së Katanias, ja pretendimi i tij

Deputeti Saimir Tahiri ka publikuar vetëm pak minuta më parë një dokument që është marrë dje nga Prokuroria e italiane e Katanias, ku jepet përgjigje zyrtare se ndaj shtetasit Saimir Tahiri nuk ka pasur dhe nuk ka deri më datën 23 tetor 2017 asnjë hetim ndaj shtetasit Saimir Tahiri, transmeton Java News.

“Nuk është e re që ndaj meje po bëhet gjyqi politik i prokurorisë që kërkon arrestimin tim pa prova, si dhe gjyqi publik e mediatik që kërkon arrestimin tim. Nëse është rasti që politika ka lënë që 25 vitet e llumit politik u them të rrinë të qetë se unë jam këtu për tu përballuar me ta për të vërtetën. Nëse është rasti që edhe analistë të cilët zbrazin llumin e parave të tyre që i kanë bërë duke sharë u them jam këtu për të vërtetën. Jam këtu për të vërtetën. Do të paguaj gjithshka për të vërtetën. Sigurova dokumentin shumë thjeshtë me një kërkesë bërë Prokurorisë së Katanias ku thuhet qartë se ndaj shtetasit Saimir Tahiri nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë hetim’, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, ky ishte nje veprim mjaft i thjeshte qe prokuroria refuzoi ta bente.

“Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamiona, që merret me thasë drogë. Unë nuk mund të isha edhe bosi, edhe shefi i bandës edhe hamalli. SI nuk e di prokuroria që kisha kërkuar hetim për Habilajt, për makinën time? Si nuk e dinte prokuroria që ka hetuar për mua një vit?
Politika po hedh llumin e 25 viteve mbi mua. Pse nuk moren mundimin të bëjnë një kërkim minimal për mua. Mua më intereson që kush shkel ligjin të shkojë përpara drejtësisë. Ju siguroj se cilado bandë kriminele qoftë, ngjan amatore me bandën që ka gatuar kërë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmësh. Ata që vranë dhe vodhën po hedhin llum mbi mua.
Unë nuk do bëj luftë me këtë çështje. Nuk do të fshihem pas partisë. Kush mendon se qytetarët harrojnë e kanë gabim. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë edhe përballë bandës së llumit të rrugës dhe politikës. I kam kërkuar prokurorisë të vijojë intensivisht hetimin tim. Nuk kam asnjë orë për të humbur derisa të shkoj tek e vërteta.
Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamiona, që merret me thasë drogë. Unë nuk mund të isha edhe bosi, edhe shefi i bandës edhe hamalli. Si nuk e di prokuroria që kisha kërkuar hetim për Habilajt, për makinën time? Si nuk e dinte prokuroria që ka hetuar për mua një vit?
Politika po hedh llumin e 25 viteve mbi mua. Pse nuk moren mundimin të bëjnë një kërkim minimal për mua. Mua më intereson që kush shkel ligjin të shkojë përpara drejtësisë. Ju siguroj se cilado bandë kriminele qoftë, ngjan amatore me bandën që ka gatuar kërë histori, duke hedhur nga zyra partie e redaksi lajmësh. Ata që vranë dhe vodhën po hedhin llum mbi mua.
Unë nuk do bëj luftë me këtë çështje. Nuk do të fshihem pas partisë. Kush mendon se qytetarët harrojnë e kanë gabim. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë edhe përballë bandës së llumit të rrugës dhe politikës. I kam kërkuar prokurorisë të vijojë intensivisht hetimin tim. Nuk kam asnjë orë për të humbur derisa të shkoj tek e vërteta”, deklaroi Tahiri.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Zoti tahiri ju keni bere nje denoncim per presunte perdorim per transport droge te makines qe ti ju ke shitur habilajve dhe ishte akoma ne emrin tuaj si pronare por si ka mundesi qe edhe mbas kesaj ju nuk e hoqet emrin tuaj si pronar I makines apo habilajt kishin nevoi per emrin tuaj ne makine per mos tu ndaluar nga ndonje polic i ndershem ???????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button