Xi Jinping, lideri më i fuqishëm i Kinës që prej Mao Zedong

Partia Komuniste në Kinë ka votuar për të futur ideologjinë e liderit Xi Jinping në Kushtetutën e vendit, duke e renditur atë në të njëjtin nivel me themeluesin Moa Zegond, njofton TCH.

Vota unanime për të përfshirë “Mendimet e Xi Jonping” u mbajt në përfundim të kongresit të Partisë Komuniste, që është dhe takimi politik më i rëndësishëm në Kinë.

Zoti Xi ka parë një rritje të pozitës së tij në pushtet që kur u bë lider i vendit në vitin 2012 dhe lëvizja e fundit do të thotë se çdo sfidë që mund t’i bëhet atij do të shihet si kërcënim për partinë.

Mbi 2 mijë delegatë u mblodhën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për fazën e fundit të procesit të futjes së “Mendimit të Xi Jinping në Socializmin kinez me karakteristikat e erës së re” në Kushtetutën e Partisë Komuniste.

Sipas gazetarëve që ndoqën eventin, në fund të procesit delegatët u pyetën nëse kishin kundërshtime, por ata u përgjigjën njëzëri “jo”.

Liderëve të mëparshëm të partisë u është përfshirë ideologjia në kushtetutën e saj, por askujt përveç themeluesit Mao Zedong filozofia i është përshkruar si “mendim”, konsideratë kjo që përbën majën e hierarkisë ideologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button