Presidenti kinez është renditur mes ideologëve të Partisë Komuniste

Delegatët në Kongresin e Partisë Komuniste kineze kanë vendosur ta regjistrojnë presidentin Si Xhinping në kushtetutën e partisë, si burim i mendimit politik.

Me këtë, presidenti Si është lider i tretë kinez, teoria politike e të cilit është futur në kushtetutën e partisë, pas themeluesit të Kinës komuniste Mao Cetung dhe Deng Sjaoping.

Partia bëri të ditur se nën udhëheqjen Si Xhinping do të fillojë një epokë të re të “socializmit me karakteristika kineze”.

Nesër pritet të rizgjidhet për një mandat të dytë si udhëheqës i partisë. Kongresi gjithashtu zgjodhi një Komitet të ri qendror dhe Komision qendror disiplinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button