fbpx

U shënua Dita e luftës revolucionare maqedonase

Delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të Kuvendit, të Presidentit të shtetit, të ARM-së, të Lidhjes së luftëtarëve, të partive politike dhe të korit diplomatik, sot vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetorit.

Delegacionin qeveritar e kryesoi ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në shoqëri të ministrit pa resor, Zoran Shapuriq, zëvendësminsitrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski dhe zëvendësministrit të vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavleski.

Алаѓозовски

Ministri Allazhogjvski të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uroi Ditën e luftës revolucionare maqedonase.

“Ne e shënojmë me dinjitet ashtu siç i ngjan, para përmedores së simbolit të asaj lufte revolucionare maqedonase Goce Dellçev”, tha Allagjozovski.

Në urimin nga Qeveria, ndërkaq, ceket se festa obligon bashkarisht të kirjojmë kushte për stabilitet dhe për jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë.

23 октомври.jpg

Më 23 tetor 1893 në shtëpinë e Ivan haxhi Nikollov në Selanik, Hristo tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev ishte formuar Komiteti maqedonas revolucionar nga i cili më vonë doli Organizata e brendshme revolucionare maqedonase (OBRM).

Me atë filloi  lëvizja e organizuar revolucionare maqedonase e cila përmes Ilindenit të vitit 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezultoi me krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë.

Dita e luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button