Kelani flet për incidentet e ditës së zgjedhjeve

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani përmendi vetëm një incident që lidhte me zgjedhjet.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës foli për KALLXO.com rreth incidenteve të deritashme në ditën e zgjedhjeve lokale.

Kelani vetëm incidentin në Kllokot ku në një vendvotim dy komisionerë prishën rendin, e lidhi me zgjedhjet.

“Deri më tani janë rastet në Kllokot për shoqërimin e dy personave në polici për dëmtim të kutisë së votimeve, personat janë intervistu dhe janë liruar në procedura të rregullta”, tha Kelani.

Ai përmendi edhe dy incidente tjera që tha se nuk është vërtetuar që lidhen me zgjedhjet.

“Rasti tjetër në Graçanicë po përfolet se janë shoqëru dy serbë në polici, po nuk ka lidhje kjo me zgjedhje. Edhe rasti tjetër i autobusit, por ende nuk është vërtetuar nëse ka lidhje me zgjedhje”, shpjegoi Kelani.

KALLXO.com raportoi sot për rrahjen mes dy personave në korridor të një shkolle në Graçanicë, por policia tha se kjo përleshje nuk lidhet me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button