fbpx

Georgievski: Gazi Baba do të ketë kushte për sport dhe rekreacion

Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës nga radhët e LSDM-së, Boris Georgievski sot paralajmëroi se në katër vitet ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do të investohet në kapacitetet sportive infrastrukturore, se do t’i mbështesin talentët e rinj të sportit dhe klubet në territor të komunës.

“Parashikojmë tre projekte kapitale në fushën e sportit. Do të ndërtojmë qendër të re sportive multifunksionale në Stajkovci dhe Creshevë, në kuadër të së cilit do të ketë fushë sporti për futboll të vogël, basketboll dhe tenis, shteg për atletikë dhe biçikleta dhe pajisje për fines të hapur”, premtoi Georgievski.

Ai theksoi se Autokomanda do të ketë sallë të re sportive, ndërsa në kuadër të QRS të përhershme “Hipodrom”, përveç objekteve sportive dhe shtigjeve për atletikë, është paraparë edhe ndërtimi i pishinës së hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button