fbpx

Akoma nuk janë parashtruar padi prej partive në Gjykatën Administrative

Deri në orën 21 nuk janë parashtruar padi prej partive kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata Administrative, transmeton MIA.

“Për momentin ka arritur një kërkesë për mbrojtjen për liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Është parashtruar nga TMRO. Lidhur me vendimet e KSHZ-së akoma nuk kemi marrë ndonjë padi. Afati i fundit për parashtrimin e padive kundër ndonjë vendimi të KSHZ-së në Gjykatën Administrative është nesër në orën 11”, deklaroi Snezhana Kiprovska, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore në Gjykatën Administrative.

Gjykata Administrative sonte e hodhi poshtë padinë e Gjorgji Sharkovskit kundër, siç qëndron në dokumentin e shtruar, “administratës shtetërore të Krivogashtanit” për shkak të pamundësimit të grumbullimit të nënshkrimeve për kryetar komune dhe anëtarëve të këshillit në Komunën e Krivogashtanit. Vendimin e solli Gjykata Administrative në këshillin e përbërë prej tre gjykatësve në një seancë jopublike të këshillit, i cili në tërësi do të publikohet më së voni nesër.

Për paditë pas vendimeve për ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të partive duhet të sillet vendim në afat prej 48 orëve pas parashtrimit. Do të vendosin pesë këshilla gjykues të përbërë nga pesë gjykatës së Gjykatës Administrative të përzgjedhur përmes shortit. Paditë në mënyrë elektronike do t’u ndahen gjykatësve, ndërsa vendimi do të bëhet në seanca publike, thonë nga Gjykata Administrative.

KSHZ i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Më shumë ankesa parashtroi VMRO-DPMNE, ndërsa ankesa patën edhe Aleanca për Shqiptarët, TMRO dhe E majta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button