fbpx

Edhe e treta nuk ishte e vërteta për KB Shkupi

Skuadra basketbollistike e Shkupit, edhe në javën e tretë të kampionatit të Maqedonisë nuk ka arritur të shijojë fitoren e parë. Përkundër faktit se Shkupi ishte nikoqire, shkaku që ende nuk janë plotësuar kushtet në palestrën “Shaban Tërstena”, edhe këtë ndeshje e ka luajtur si nikoqire jashtë Çairit, kësaj radhe duke zgjedhur Gjevgjelinë.

Në këtë rast Shkupi luajti ndaj ekipit të Blokotehna prej të cilëve humbi bindshëm me rezultat 83:115.
Në radhët e Shkupit erdhe kësaj here më efikas ishte Ty Haris i cili shënoi plot 27 pikë, ndërsa mysafirët e Biotehna, më i miri ishte Benxhamin me 28 dhe Mijatoviq me 25 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button