fbpx

Zaev: Deri vitin e ardhshëm lëvizje e konsiderueshme e proceseve eurointegruese

Spanja mbetet përkrahës i fuqishëm i politikave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, tha sot ambasadori i sapoemëruar Emilio Lorenco Sera në takimin me kryeministrin, Zoran Zaev.

Sera në këtë kontekst porositi se rezultatet do të shihen.

Kryeministri Zaev, megjithatë, tha se viti 2018 do të jetë vit me rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë, pasi, sipas pritjeve të tij, do të lëvizin në mënyrë të konsiderueshme dhe do të marrin realitet të ri këto procese të cilat disa vite, vlerësoi, kanë ngecur dhe janë vendosur në plan të dytë.

Zaev njëheri ka shprehur pritje se Mbretëria e Spanjës, si përkrahës i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë të na përkrah në përpjekjet tona për anëtarësim në NATO dhe BE.

Kryetari i Qeverisë e informoi ambasadorin se Republika e Maqedonisë me kujdes i ndjek ngjarjet aktuale në Spanjë dhe është i bindur se për çështjet e hapura, shoqëria spanjolle do të gjejë zgjidhje në pajtim me Kushtetutën e shtetit.

Zaev e informoi Seran edhe për vijimi e zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Ai theksoi se menjëherë pas përfundimit të tyre, vijon periudhë ku ministrat qeveritarë do t’i përshpejtojnë proceset për rritje ekonomike të vendit.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia dhe Spanja kanë marrëdhënie të mira miqësore. Zaev ka shprehur gatishmëri për intensifikimin e lidhjeve me biznes elitën e Spanjës që të përforcohet, siç tha, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve. Edhe për ambasadorin Sera kjo është një nga prooritetet. Diplomati spanjoll vlerëson se ka hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në nivel më të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button