Tre raste të reja të fruthit

Tre raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatë javës së kaluar (nga 14 deri më 20 tetor) në Republikën e Maqedonisë, me çka numri i përgjithshëm i të sëmurëve, përfundimisht me ditën e sotme është rasti i 17-të. Kjo theksohet në raportin që sot në ueb faqen e vet e publikoi Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, 10 persona jetojnë në lagjen e Maxharit – Deponia e shitjes me shumicë, dy persona janë nga Çairi, ndërsa nga një person është regjistruar në fshatin Sopishte, lagjen e Shuto Orizarës dhe fshatin e Kondovës. Njëri prej fëmijëve të sëmurëve të paraqitur është shtetas i Kosovës. Një person nga të paraqiturit e rinj në javën e fundit është me vendbanim në Prilep, në punë të përkohshme në Shkup.

Nga të sëmurit, dy raste janë të moshës nën një vit, kur nuk i nënshtrohen vaksinimit të detyrueshëm kundër fruthit. Shtatë të sëmurë janë të moshës prej një deri në katër vjet, ndërsa tre janë mbi moshën 30 vjeçare (një person i grupmoshës prej 30-39 vjet dhe dy persona nga 40-49 vjet). Në moshën prej pesë deri në nëntë vjet ka dy persona dhe nga një person i takon grupmoshave prej 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet.

Simptomat e rastit të parë të paraqitur nga fruthi janë paraqitur më 15 shtator. Më 25 shtator, Qendra për shëndet publik Shkup paraqitur epidemi të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës-Deponia e shitjes me shumicë.

Nga 17 rastet e regjistruara, 16 janë konfirmuar me laboratori, ndërsa një është rast i lidhur klinik dhe epidemiologjik.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrike në Shkup janë hospitalizuar 13 persona nga të sëmurit, një person është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Vetëm te dy raste janë regjistruar komplikime në lloj të pneumonisë.

Të gjitha rastet janë konfirmuar në laboratori për virusologji dhe diagnostikë molekulare të Institutit për shëndet publik – laboratori referente për fruth dhe rubeolë, sipas rekomandimeve të OBSH-së.

Nga 25 shtatori deri më 13 tetor në territorin e Republikës së Maqedonisë janë vaksinuar 8.095 persona me MRP vaksinë, prej tyre 2.552 me dozën e parë, ndërsa 5.450 me dozën e dytë te fëmijët shkollorë. Për këtë periudhë janë zbuluar 571 persona të lëshuar për dozën e parë dhe 93 persona për dozën e dytë dhe ata janë vaksinuar. Nga gjithsej personat e vaksinuar, 42,1 për qind janë vaksinuar në territorin i cili e mbulon Qendrën për shëndet publik – Shkup, qëndron në raportin e Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button