Detaji pikant: Ç’ka shkruar Sajmir Tahiri në letrën që ka përpara

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet për imunitetin e tij si deputet i PS, pas kërkesës së Prokurorisë një ditë më parë, e cila kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit, shkruan Bota.

Tahiri ka vendosur të marrë pjesë në mbledhje, ku po diskutohet mes deputetëve të pranishëm dhe prokurorëve në lidhje me akuzën që rëndon mbi Tahirin për përfshirjen në trafik droge.

Report Tv ka siguruar disa foto nga mbledhja, ku duket se Tahiri nuk është dhe aq i interesuar për atë që diskutohet dhe ka zgjedhur të zbavitet me diçka tjetër. Siç mund ta shihni nga fotot, deputeti ka zgjedhur ‘të flasë’ me një letër, mbi të cilën ka shkruar emrin e tij me shkronja kapitale dhe e ka vendosur përpara mikrofonit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button