Ndryshim 180 gradë: PS nuk dorëzon Tahirin, deputetet debatojnë me prokurorët në komision

Ka marrë rrjedhë krejtësisht tjetër diskutimi në Komisionin e Mandateve në Kuvend ku duket se PS ka vendosur që t’i qendrojë pranë Tahiritpavarësisht deklaratave të forta të Ramës, Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit se nuk do të pengonin bërjen e drejtësisë.

Në këto momente në komision, deputetët e majtë dhe kryesisht Ulvi Manja është duke tentuar të rrëzojë akuzën e prokurorisë duke përsëritur vazhdimisht se hetimi dhe procedimi penal ndaj Tahirit ka filluar me “publikime mediash dhe portalesh”, siç tha ai.

Ky ndryshim i qasjes së socialistëve ndaj Tahirit u vërejt me deklaratën e mëngjesit të ministrit të Brendëshëm Fatmir Xhafaj kur theksoi se nuk ka bazë ligjore për arrestimin e deputetit.

Të njëjtën qasje kishte edhe ish-ministri Bledi Çuçi duke përsëritur se procedimipenal ndaj kolegut nisi pas publikimeve në media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button