Qytetarët e Kosovës të dielën zgjedhin organet e pushtetit lokal

Një milion e 890 mijë e 952 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote të dielën do të votojnë për zgjedhje të organeve të reja të vetëqeverisjes lokale.

Fushata zgjedhore njëmuajshe përfundon sot në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Në zgjedhjet marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Në 38 komuna në garën për kryetarë të komunave me gjithsej 204 kandidatë, ndërsa për anëtarë të kuvendeve të komunave do të luftojnë 6.887 kandidatë. Midis kandidatëve në zgjedhje janë edhe tre ministra aktual dhe 11 deputetë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 1.890.952 persona me të drejtë vote ose 18.011 më shumë krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor të këtij viti.

Votimi i diasporës kosovare filloi dje dhe përfundon sot.

“Për votim u paraqitën rreth 10.500 qytetarë kosovarë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. Votimi filloi më 18 tetor dhe duhet të përfundoj më 20 tetor. Përfundimisht me këtë ditë duhet të mbërrijnë fletëvotimet”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Valmir Elezi.

Organizimi i zgjedhjeve Buxhetin kosovar do ta kushtojë gjashtë, gjegjësisht 10 milionë euro, në varshmëri nga ajo se nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

“Në qoftë se gjithçka zgjidhet në raundin e parë zgjedhjet do të kushtojnë gjashtë milionë euro. Nëse do të ketë raund të dytë votimi, atëherë zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit lokale nga 38 komuna madje në 25 kishte raund të dytë të votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button