Cila është Melania Trump nga këto të dyja? Zonja e Parë përdor sozinë e saj në takimet zyrtare?

Sa herë mund ta kemi parë Melania Trump në takime zyrtare duke mbajtur syze?

Padyshim shumë herë. Nëse ne e kemi lexuar si një shenjë mosrespekti, duket se ka një tjetër arsye, shkruan revistaclass.al.

Teoricienët e konspiracionit kanë dalë në përfundimin së Zonja e Parë përdor sozinë e saj në disa takime ku për arsye të ndryshme nuk mund të shoqërojë bashkëshortin e saj, Donald Trump. Kjo u vu re gjatë një konference për shtyp të kreut të Shtëpisë së Bardhë teksa po fliste për lehtësimin e stuhive në Puerto Riko dhe për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Melania, si gjithmonë qëndronte e heshtur krah tij, por njerëzit syshqiponjë vunë re që poshtë atyre syzeve nuk qëndronte e njëjta fytyrë. Sipas tyre, Melania duket se kishte një hundë tjetër, paksa më të madhe, buzët kishin formë tjetër dhe lëkura nuk ishte e njëjtë.  Gjithashtu sipas teoricienëve konspirativ, Trump e zbuloi në mënyrë të pavetëdijshme faktin se Melania nuk ishte aty. Gjatë konferencës, ai po bënte përpjekje për të mbuluar faktin se gruaja e tij është në të vërtetë diku tjetër duke thënë:  “Gruaja ime, Melanie e cila ndodhet këtu…”

Kaq ka mjaftuar dhe interneti është pushtuar nga foto të “2 Melania-ve” duke bërë diferencën mes tyre.

Nuk do të ishte shumë çudi që të ndodhte diçka e tillë. Për çështje sigurie, por edhe për shkak se ata nuk mund të jenë të pranishëm në çdo aktivitet që mund të zhvillohet, presidentët e vendeve më të fuqishme kanë sozitë e tyre.

Me të vërtetë Melania nuk është presidente e SHBA, por edhe ajo ka një post po aq mediatik sa dhe vetë Trump.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button