fbpx

Xhaferi-Knol: Do t’i gjejmë personat përgjegjës për dhunimin e Parlamentit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në kuadër të Asamblesë së 137 të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Sankt Peterburg, në Federatën e Rusisë, realizoi takim bilateral me Ankie Brokers Knol, kryetare e Senatit të Holandës.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mbajtjen e këtij takimi, duke e marrë parasysh atë që Mbretëria e Holandës është një nga donatorët bilateral më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë dhe përkrahës i përkushtuar i eurointegrimeve të vendit.

Duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm me Ambasadën holandeze në Shkup dhe me Qendrën holandeze për studime evropiane të sigurisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e informoi Knol se në shtator të këtij viti u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim për organizimin e trajnimeve për shërbimin e Kuvendit.

Xhaferi ka folur për gjendjen në Maqedoni, duke e përmendur përkushtimin e Qeverisë së porsazgjedhur ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësor dhe për suksesin veç më të arritur në raportet me fqinjin jugor dhe lindor. Në lidhje me ndodhitë e 27 prillit të këtij viti, kryetari theksoi se institucionet përgjegjëse i ndërmarrin të gjitha procedurat e nevojshme që janë në kompetencë të tyre që personat përgjegjës për ngjarjet e asaj nate, të nxirren para fytyrës së drejtësisë.

Ankie Brokers Knol theksoi se në Holandë përcillet me vëmendje gjendja në Republikën e Maqedonisë dhe se me pozitivizëm shihet përparimi i arritur në marrëdhëniet me fqinjët. Ajo i përshëndeti përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe theksoi se do e përcjellë mesazhin te Komisioni për Punë të Jashtme pranë Senatit, për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Ajo theksoi se Senati i Holandës është i përgatitur të japë çfarëdo përkrahje të drejtpërdrejtë për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, a si një nga fushat në të cilën do të mund të efektuohej përkrahja është e-parlamenti.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Xhaferi, e ftoi kryetaren e Senatit të Holandës ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit interparlamentar, do të nxiten marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Unioni Interparlamentar paraqet një forum shumë të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të temave aktuale për të cilat diskutohet por edhe për shkak të mundësisë për njohje dhe për realizim të kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve të vendeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button