fbpx

Austria pas zgjedhjeve: Felipe dhe Lunaçek dhanë dorëheqje

 Pas debaklit zgjedhor dhe mos hyrjes në përbërjen e re të parlamentit austriak, “Të Gjelbrit” ranë në krizë të thellë, ndërsa bartësja e listës Ulrike Lunaçek dha dorëheqje.

Shefja e partisë, Ingrid Felipe së bashku me Lunaçek, me sy të përlotur u kumtuan anëtarëve dorëheqjet.

“Është i domosdoshëm një fillim i ri”, tha Lunaçek në konferencën pëр shtyp në të cilën e paralajmëroi tërheqjen nga të gjitha funksionet politike.

Ajo theksoi se “do të pauzojë një periudhë të caktuar”.

Lunaçek nuk pati shpjegim për debaklin, por pranoi se “ka pasur gabime të cilat duhet të analizohen”. Ajo theksoi se zgjedhjet kanë qenë vendim në një drejtim, për ç’arsye votuesit nuk u kanë kushtuar vëmendje temave, siç janë Evropa, çështjeve sociale dhe të drejtave të njeriut.

Lunaçek potencoi se kjo është kriza më e rëndë e Të Gjelbërve prej hyrjes në parlament para 31 viteve. Ajo porositi se do ta përmbushë premtimin dhe se nuk do të kthehet në Parlamentin evropian, por nuk e hodhi poshtë mundësinë që të kandidojë për Asamblenë Еvropiane.

Në krye të Të Gjelbërve erdhi zëvendësja e kryebashkiakut të Vjenës, Maria Vasilaku, si dhe Verner Kogler.

Të Gjelbrit përjetuan debakël në zgjedhje, pasi që, para fillimit të fushatë zgjedhore, liderja e atëhershme e partisë, Eva Glasining dha dorëheqje, ndërsa gjatë përcaktimit të kandidatëve nga partia, u tërhoq edhe deputeti më i shquar Peter Pilc, i cili formoi listë të vet dhe arriti ta kalojë cenzusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button