Haraçinë, Halimi: Sfidat janë të njëjtat, ato që i kam premtuar do t’i realizoj

Banorët e Komunës së Haraçinës, në zgjedhjet komunale të 15 tetorit, me 3.670 vota ose 57.81% e kanë zgjedhur kryetaren e re të komunës e cila vjen nga radhët e LSDM-së, Milikie Halimin. Kryetarja e re në një deklaratë për Portalb.mk, u është falënderuar të gjithë atyre që ia kanë dhënë besimin, ndërkaq tha se sfidat janë po ato që i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Procesi zgjedhor ka qenë gjithçka në rregull, s’ka pasur incidente. I falënderoj të gjithë ata që ma kanë dhënë besimin dhe më kanë mbështetur. Sfidat janë po ato që i kam premtuar në fushatën zgjedhore, dhe do të njëjtat do t’i realizoj”, tha Halimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button