fbpx

BE-ja e tmerruar nga vrasja e gazetares së Maltës

Bashkimi Evropian është tmerruar nga vrasja e gazetares së Maltës, Dafne Karuna Galicia, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, me ç’rast kërkoi përgjegjësit të dalin para gjykatës.

“Jemi të tmerruar që gazetarja e njohur dhe e respektuar Dafne Karuna Galicia dje e humbi jetën e saj në sulmin e planifikuar. KE-ja dhe kryetari i saj Zhan Klod Junker ashpër e dënojnë sulmin e gazetares e cila hulumtonte raste të korrupsionit në mjedisin e afërt të kryeministrit të Maltës, Xhozef Muskat”, theksoi Shinas.

Ai theksoi se “të drejtat e gazetarëve për të hulumtuar, të shtrojnë pyetje të padëshiruara dhe të raportojnë në mënyrë efikase, është në fokusin e vlerave evropiane dhe çdoherë duhet të garantohet”. 

Ndryshe, gazetarja shkrimet e së cilës për “Panama Papers” i paraprinë hetimeve për korrupsion në Maltë, është vrarë nga shpërthimi i një bombe në veturën e saj, afër shtëpisë së saj, të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button