fbpx

Thoma Strakosha: Penalltinë e prita se dëgjova babain

Gardiani kuqezi, Thoma Strakosha, djali i legjendës së kombëtares shqiptare Foto Strakosha ka deklaruar se ka qenë pikërisht këshilla e babait të tij ajo që e ka ndihmuar në pritjen e penalltisë në sekondat e fundit të ndeshjes, yllit të Juventusit, Dybala, njofton Top Channel.

Një pritje që i dha Lazios fitoren 1-2 në transfertën mjaft të vëshirë ndaj Juventusit, duke u shkaktuar bardhezinjve edhe humbjen e parë në Serinë A.

“Babi më ka këshilluar gjithmonë, por nuk e kam dëgjuar. Një herë që e dëgjova, më shkoi mirë, sepse i prita penalltinë Dybalas dhe i dhashë fitoren ekipit”, u shpreh Thoma Strakosha për Supersport.

“Nuk mund t’i shpjegoj emocionet që kisha, pas asaj ndeshjeje. Të presësh penallti në sekondat e fundit është diçka fantastike, aq më tepër që morëm edhe fitoren me përmbysje.  Urimet e para i mora direkt nga familja. Aq sa ka bërtitur babai, nuk kam gëzuar as vetë”, u shpreh më tej Strakosha.

I pyetur se sa larg mund të shkojë Lazio këtë vit, Strakosha u shpreh se kanë një grup shumë të mirë dhe beson se mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Lazio pretendon të jetë në 4-5 vendet e para, por po shohim që kemi një ekip mjaft të mirë e të ngulmojmë më tepër”, deklaroi Strakosha.  Pas 8 javësh në Serinë A, Lazio ndodhet në vendin e katërt me 19 pikë, po aq sa Juventusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button