Ja çfarë thotë Zoran Zaev për rezultatet e zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në festën e mbrëmshme përpara Qeverisë për suksesit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale qytetarëve “ua ka uruar lirinë”. Ai tha se kanë pasur sfidë që të organizojë zgjedhje të lira dhe si rezultat i saj është shprehja e vullnetit të lirë të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Dua t’u uroj të gjithë qytetarëve. Me shprehjen e vullnetit të lirë, populli e ka dërguar porosinë dhe mbështetjen për politikën e re të Qeverisë, një shoqëri për të gjithë, rritje dhe zhvillim të ekonomisë”, tha Zaev.

Ai përpara qytetarëve të mbledhur tha se LSDM dhe koalicioni ka fituar në rrethin e parë në Gjorçe Petrov, Karposht, Qendër, Aerodrom, Shuto Orizare, Zelenikovë, Haraçinë, Kumanovë, Rankovcë, Kriva Pallankë, Kratovë, Koçani, Pehçevë, Dellçevë, Berovë, Konçe, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Bogdanci, Dojran, Gjevgjeli, Demir Kapi, Negotinë, Llozovë, Veles, Prilep, Manastir, Resnjë, Ohër, Debarcë, Vevçani, Krivogoshtani, Krushevë, Rostushe dhe Jegunovcë.

Zaev tha se rezultate kanë qenë të ngushta në Kishella Vodë, Butel dhe në Gazi Babë.

“Për qytetin e Shkupit, nëse vazhdon trendi, do të kemi fitore që në rrethin e parë”, tha Zaev.

Kryeministri porositi se krerët e rinj të komunave dhanë porosinë se era e sherifëve lokal mbaroi dhe se prej tyre do të kërkohet punë e ndershme dhe e përgjegjshme.

Ai i porositi që ta dëgjojnë popullin “pasi që ai e di se çfarë është e mirë dhe me prioritet”.

“Apeloj për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi. Kërkoj pushtet lokal dhe qendror me përgjegjësi. Gëzimi është i madh, por edhe përgjegjësia  gjithashtu”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button