fbpx

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët shpalli rezultatet për kandidatët që shkojnë në balotazh (VIDEO)

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët shpalli rezultatet për kandidatët që shkojnë në balotazh.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët procesin zgjedhor e vlerësojnë si shumë të suksesshëm për këtë parti dhe thonë se edhe pse kishte në vende të caktuara disa incidente të vogla por nuk e kanë rrënuar procesin zgjedhor.

“Njëkohësisht përshëndes shqiptarët që u bënë pjesë e kësaj familje shumë të madhe, në veçanti kurbetçarët që realizuan të drejtën e votës sot në Maqedoni. Falënderojmë edhe aktivistët dhe të gjithë përkrahësit tonë. Këto zgjedhje shërbyen për të konfirmuar Koalicionin Aleanca për Shqiptarëtsi forcën kryesore politike kombëtare dhe progresive në të ardhmen e Maqedonisë dhe Ziadin Sela u konfirmuara si lideri i pakontestueshëm në Maqedoni. Marrë në përgjithësi rezultati është shumë i kënaqur. Është dyfishuar numri i votave gjatë këtyre zgjedhjeve”, thuhet në presin e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

Gjithashtu nga kjo parti thonë se Sela kryeson në Strugë dhe Taravari në Gostivar.

“Ziadin Sela në Strugë është në epërsi dhe në rundin e dytë do të garon me kandidatin e LSDM-së. Gjithashtu sot u dëshmua se edhe Gostivari është i pari dhe Arben Taravari deri tani ka mbi 1000 vota epërsi dhe në raundin e dytë do ta fitojë këtë garë. Në rundin e dytë Koalicioni Aleanca për Shqiptarët do të shkon edhe në Dibër, Vrapçisht, në Bogovinë. Me kënaqësi ju informoj se ASH ka dyfishim të votave në Kumanovë, në Likovë, ku edhe kemi shansë të shkojmë edhe në raundin e dytë. Rritje dyfishore të votave kemi edhe në Çair. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka pas betejë të dyfishtë, se BDI ka bërë koalicion në disa komuna me LSDM-në dhe mund të konstatojmë se kjo është një fitore morale dhe reale e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Këto informacione janë në bazë të numërimit të votave në disa vendvotime. Nga aktivistët tonë në vëzhgim hasin rritje, dhe ASH e bën partinë e dytë në Tetovë dhe në rrethinë del edhe e para. Në përgjithësi duke analizuar numrat e komunave dhe qyteteve nga na vinë rezultatet mund të konstatojmë se subjekti politik i ardhmërisë së shqiptarëve është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët. Dhe ku kjo parti garon në raundin e dytë presim fitore”, thonë nga kjo parti.

Për qytetin e Shkupit ende nuk ka numër të caktuar se sa vota ka fituar kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button