Ja çfarë tha pas votimit kandidati për Komunën e Dibrës, Ruzhdi Lata

Kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar komune, Ruzhdi Lata , bashkë me anëtarët e familjes së tij, përmes votimit, kryen obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues.

Pas votimit, kryetari Lata deklaroi se kjo ditë për dibranët duhet të jetë një festë, sepse duhet të zgjedhim përfaqësuesit tanë, në duart e të cilëve ne do ta dorëzojmë fatin tonë.

“Së pari u uroj gjithë dibranëve për kulturën e treguar gjatë fushatës parazgjedhore, fushatë e cila me të vërtetë nxori në pah shumë gjëra, shumë botëkuptime, por vetëm një vizion. Kjo ditë për dibranët duhet të jetë festë, ngase përmes aktit të votimit ne duhet që të zgjedhim përfaqësuesit tanë, në duart e të cilëve ne do të dorëzojmë fatin tonë. Uroj që kjo ditë te jetë dita, që ne të gjithë, përmes kryerjes së obligimit kushtetues si qytetarë, të pasqyrojmë civilizimin dhe kulturën dibrane!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button