OVP e Sebastian Kurcit fitoi në zgjedhjet në Austri

 Partia Popullore e Austrisë (OVP) e Sebastian Kurcit fitoi në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, tregojnë rezultatet e para nga vendvotimet.

Kurc me siguri do të jetë kancelari më i ri në historinë e Austrisë me 31 vjet.

Sipas rezultateve të para, prej 42,4 për qind të votave të numëruara, OVP fitoi 30,2 për qind, që në krahasim me zgjedhjet në vitin 2013, është rritje për 6,3 për qind.

Me 26,8 për qind vota të fituara në vendin e dytë është Partia e Lirisë (FPO) e Hajnc-Kristian Shtrahe. Edhe FPO shënon rritje prej 6,3 për qind në krahasim me rezultatet nga zgjedhjet në vitin 2013.

Në vendin e tretë është Partia Socialdemokrate (SPO) e kancelarit Kristian Kern, e cila fitoi 26,3 nga votat, që është për 0,6 për qind më pak se para katër viteve.

Në Parlamentin e Austrisë hynë edhe partia Neos, e cila fitoi 5,3 për qind, ndërsa pritet edhe të Gjelbërtit të kenë deputetë, të cilët fituan 4,9 për qind.

Edhe Lista Pilc do të mund të hyjë në Parlament sepse deri tani ka fituar 4,3 për qind të votave.

Tani për tani janë numëruar votat në pjesët rurale të Austrisë. Pritet votat nga qytetet e mëdha ta ndërrojnë orarin e partive, me përjashtim të kreut. Për vendin e dytë, si dhe për partitë të cilat do ta kalojnë cenzusin, do të vendosin fletëvotimet e dërguara përmes postës. Më shumë se 800.000 fletëvotime përmes postës janë porositur për këto zgjedhje, që janë 14 për qind nga trupi votues i Austrisë.

Votat e marra përmes postës do të numërohen nesër dhe mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, posaçërisht kush e kalon, e kush jo censuzin prej katër për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button