Lëvizja BESA: Procesi zgjedhor ishte me probleme, por edhe falë BESËS kaloi pa incidente (VIDEO)

Pas përfundimit të procesit zgjedhor me pres konferencë opinionit i është drejtuar edhe Lëvizja BESA duke dhënë vlerësimin e parë për rjedhën e zgjedhjeve. Nga atje theksojnë se procesi zgjedhor ka kaluar me probleme por falë BESËS pa incidente.

“Tash kur ka përfunduar procesi zgjedhor dhe janë mbyllur vendvotimet, jemi këtu për të dhënë vlerësimin tonë për ditën e sotme zgjedhore.

Vlerësimi jonë i përgjithshëm është se atmosfera zgjedhore ka qenë mjaft e tensionuar, janë regjistruar plot parregullsi, të cilat janë denoncuar para organeve vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa janë përgatitur edhe ankesat përkatëse që do të dorëzohen në KSHZ. Në fakt, se do të ketë parregullsi u pa qysh gjatë javës së fundit kur BDI filloi t’i kërcënojë kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe t’u hyjë në privatësi atyre.
Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale, kur do të mund ta japim vlerësimin tonë më konkret.

Me këtë rast i falënderojmë aktivistët e Lëvizjes BESA, që kanë bërë një mal punësh që ky proces zgjedhor të kalojë pa ndonjë incident serioz, duke dëshmuar kulturë e pjekuri të lartë demokratike.
Hëpërhë kaq, ndërsa rreth orës 21.00 do të shihemi përsëri, duke jua sjellë edhe rezultatet e para.
E, nëse BDI e vlerëson veten favorit, ne jemi fitues absolutë”, deklaroi Faton Fazliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button