Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Ziadin Sela (VIDEO)

“Kjo është dita kur të gjithë ndjeheni të barabartë përpara kutive të votimit, ky është kuptimi i demokracisë sot votuesit bëjnë aleancë me njërën nga subjektet politike, shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet lokale, katër vitet e ardhshme se kush do të menaxhojë me pushtetin lokal”, kështu deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Ziadin Sela, pasi kreu të drejtën e votimit në qytetin e Strugës, njofton Portalb.mk.

“Në vendvotimin ku votova votimi është i qetë si çdoherë, shpresoj se tërë procesi të jetë i qetë në Komunën e Strugës edhe më gjerë, sepse ne jemi përpara një sfide dhe sfida kryesore e reformave të paralajmëruara është një proces i qetë dhe i rregull zgjedhor, ka informata se kundërshtarët politik bëjnë presion dhe mundohen që t’i frikësojnë qytetarët, në Strugë nuk kanë arritur t’i frikësojnë, shfrytëzojë t’u bëjë apel organeve të rendit që ky proces nuk mund të kalojë pa i vendosur përpara përgjegjësisë ata që nuk i lënë të lirë qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre”, tha Sela.

LEXO: Ja çfarë tha pasi votoi kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Lavdrim Elmazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button