fbpx

Fundoset një anije transportuese afër bregut filipinas, 10 persona zhduken

Një anije transportuese nga Hong-Kongu u fundos në ujërat në afërsi të bregut të Filipineve. Dhjetë anëtarë të ekuipazhit rezultojnë si të zhdukur, njoftoi sot roja bregdetare japoneze.

Në anijen, që është fundosur në 280 kilometra në lindje të bregut filipinas, ndodheshin gjithsej 26 anëtarë të ekuipazhit.

Roja bregdetare me tre anije ka arritur të shpëtojë 16 persona, ndërsa për të tjerët ende po gjurmohet.

Arsyeja për aksidentin tani për tani nuk është bërë e ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button