Përgjaket gazetari Vehbi Kajtazi, ja çfarë thonë nga Policia e Kosovës

Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipet e Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rreth rastit.

Flora Ahmeti nga zyra për informim e Policisë së Kosovës ka thënë për “Zërin” se në ora 14:30 kanë marrë informatën se është sulmuar një person në rrugën Garibaldi e që bëhet fjalë për një sulm ndaj një gazetari.

Ajo ka thënë se nuk posedojnë ende informata rreth sulmuesit dhe motivit, por që njësitet e policisë janë në vend të ngjarjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button