fbpx

Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin sllovak Bezak

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot e priti për vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në RM, Martin Bezak.

Siç njoftoi pres-shërbimi kuvendor, Xhaferi në takim ka shprehur falënderim të sinqertë për mbështetjen e madhe bilaterale që Republika e Sllovakisë ia jep në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, përmes ndihmës konkrete materiale dhe njerëzore.

“Republika e Sllovakisë, si edhe shtetet e tjera të Grupit të Vishegradit, e njohën seriozitetin e krizës dhe ofroi ndihmë përkatëse në ballafaqimin me pasojat, për arsye se Republika e Maqedonisë i mbronte kufijtë e Republikës së Sllovakisë, por edhe për gjithë Evropën. Njëkohësisht, u përshëndet përkrahja e deritanishme që Republika e Sllovakisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Bezak ka theksuar se Republika e Maqedonisë ka partner të sinqertë dhe stabil në shtetin e tij, partner i cili edhe në nivelin bilateral dhe multilateral edhe në të ardhmen do të japë mbështetje të vazhdueshme për integrimin euro-atlantik dhe për stabilitetin e vendit në planin ndërkombëtar.

Ai ka nënvizuar se diplomati i tyre, siç ka thënë, me renome Mirosllav Lajçak, është kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe Republika e Maqedonisë mund të llogarisë në përkrahje stabile atje.

Përveç kësaj, vitin e ardhshëm Republika e Sllovakisë e ndërmerr kryesimin me Grupin e Vishegradit, ndërsa prej vitit 2019 edhe kryesimin me OSBE-në. Këto forume ndërkombëtare paraqesin spektër të gjerë për lobim dhe për zgjidhjen e çështjeve aktuale të cilat janë në fushëveprimin e diplomacisë multilaterale dhe bilaterale dhe në të njëjtët Republika e Sllovakisë do t’i mbrojë fuqishëm interesat e Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori Bezak ka informuar edhe për fillimin e Projektit ndërkombëtar “Konventa nacionale për Bashkimin Evropian”.

“Ky është projekt i cili me sukses të madh aplikohet për disa vite në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Kosovës. Projekti jep ndihmë profesionale dhe kompetente në procesin e fillimit të negociatave me Komisionin Evropian dhe është forum inkluziv i cili i përfshin të gjitha segmentet e shtetit – institucionet shtetërore, shoqërinë civile, biznes bashkësinë, institucionet religjioze dhe, deri tani, funksionimi i tij pa mangësi tregoi rezultate të dukshme dhe pozitive. Muajin e ardhshëm, pritet fillimi zyrtar i Projektit për Republikën e Maqedonisë në Shkup, me ç’rast do të vijojnë një sërë aktivitetesh për implementimin e tij”, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit ka shprehur mbështetje të fuqishme për projektin dhe theksoi se institucioni me të cilin ai udhëheq edhe më tutje do të mbetet institucion i hapur për çfarë do lloj iniciativash me të cilat avancohet pozita ndërkombëtare e shtetit dhe përforcohen kapacitetet e saj të brendshme.

Ka shprehur gatishmëri për propozimin që një pjesë e aktiviteteve të këtij Projekti të realizohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për arsye se, siç ka thënë, ai u dedikohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Kuvendi është shtëpia e tyre.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për më shumë çështje aktuale, si edhe për aktivitetet e ardhshme me prioritet të Kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Është konstatuar se diplomacia parlamentare jep mundësi të gjera për avancimin e diplomacisë më të afërt interparlamentare, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve, gjithashtu edhe në nivel të grupeve të deputetëve për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button