fbpx

QMBI do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale 2017

 

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) do të vëzhgojë edhe procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, të cilat do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Mbikëqyrja e procesit zgjedhor do të realizohet përmes përcaktimit të aktivistëve/anëtarëve të QMBI-së në një numër të caktuar të vendvotimeve, në disa komisione komunale, si dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për këtë qëllim QMBI tashmë ka siguruar autorizimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ndjekjen e procesit zgjedhor, si rezultat i plotësimit të kushteve të kërkuara me ligj për vëzhgimin e këtij procesi zgjedhor nga ana e QMBI-së.

“Shpresojmë se QMBI do të luajë rol të rëndësishëm dhe konstruktiv edhe në këto zgjedhje lokale, bashkë me subjektet tjera pjesëmarrëse në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor, në përcjelljen dhe mbarëvajtjen e tyre, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në drejtim të konsolidimit të mëtejmë të demokracisë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të realizuara në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, përfaqësues të QMBI-së realizuan një takim zyrtar me një delegacion të OSBE/ODIHR, gjatë të cilit u diskutua mbi mënyrat e bashkëpunimit reciprok gjatë këtij procesi zgjedhor që do të realizohet në Maqedoni. Gjithashtu, u tregua gatishmëri nga të dyja palët që dera e bashkëpunimit mes dy organizatave të mbetet e hapur edhe për aktivitete tjera me interes të përbashkët në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e QMBI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button