Forum i kandidatëve për kryetar të komunës së Sarajit

Transparencë buxhetore, inkuadrim i qytetarëve në punën e komunës dhe këshillit komunal, proceset e punësimit, furnizimet publike, bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe faktorë tjerë të prekur, si dhe në përgjithësi, transparenca e tërësishme e punës komunale, ishin pjesë e temave të forumit të sotëm midis kandidatëve për kryetar të komunës së Sarajit: Sefedin Aliu nga PDSH-ja, Ekrem Alija nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bashkim Bakiu nga BESA.

Në ngjarjen e organizuar nga ZIP Instituti, me mbështetje të Civika Mobilitas, ishte i ftuar edhe kandidati Blerim Bexheti, por ai nuk ka marrë pjesë.

Kandidatët, informojnë nga ZIP Instituti, folën për premtimet e tyre lidhur me transparencën dhe llogaridhënien komunale, si për shembull publikimi i shpenzimeve të komunës në mënyrë transparente, në on-lajn portal funksional të komunës, krijim të platformës me ditë të hapur për qytetarët, mundësi për bashkëpunim me OJQ sektorin përmes inkuadrimit të organizatave në këshillin e komunës dhe ngjashëm. Flitej edhe për departizim të proceseve të punësimit, si dhe transparencë më të madhe lidhur me furnizimet publike nëpër komuna dhe institucionet nën komunat, si për shembull shkollat dhe kopshtet.

Publiku ka parashtruar pyetje për integrimin e bashkësive etnike, gjegjësisht kohezionit shoqëror në komunën e sarajit, punën e komisionit për marrëdhënie midis bashkësive, zhvillimin ekologjik, me theks të veçantë Matkën dhe liqenin Treska, arsimin, inkuadrimin e grave në punën e komunës, si dhe problematikat e lidhura me infrastrukturën në Saraj, njofton ZIP Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button