fbpx

Tre të vdekur në një aksident në Dellçevë

– Një fëmijë dyvjeçar dhe prindërit e tij pasdite e kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të trafikut në dhjetëra kilometra para Dellçevës. Sipas informatave të para nga SPB Shtip, aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes të drejtpërdrejt të automjetit të udhëtarëve Fiat punto me targa të Dellçevës me një kamion i ngarkuar me drunj me rarga të Shtipit i drejtuar nga 56-vjeçari P.G. nga Shtipi.

“Në aksidentin në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur 32-vjeçari D.D. i cili e ka drejtuar automjetin, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre dyvjeçar. Aksidenti është denoncuar në orën 15:40, ndërsa ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan- Dellçevë tek vendi Leshtaro”, informoi Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.

Ajo shtoi se ekipe nga policia dhe organet kompetente për momentin po kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa komunikacioni është në ndërprerje në të dy drejtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button