fbpx

Melania ka një porosi për ish- gruan e Trump: Mos u sill si zonja e parë

Bashkëshortja e presidentit amerikan Melania Trump ka porositur ish-gruan e Donald Trump, Ivanën, që përvojën bashkëshortore të mos e përdorë për promovim vetanak.

Ajo ka reaguar ndaj intervistës së Ivana Trump për ABC, ku ka folur për jetën e përbashkët me Donald Trump, duke e quajtur veten zonja e pare.

“Kam numrin direkt të Shtëpisë së Bardhë, por nuk dua ta thërras pasi që Melania është atje”, tha Ivana, e cila ishte bashkëshorte e Trump nga viti  1977 deri 1999.

Siç thuhet, Ivana Trump dëshiron që përmes deklaratave të veta të tërheqë vëmendjen për promovimin e punës së saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button