Në Dibër do të votohet në 27 vendvotime, në Qendrën e Zhupës në 16 vendvotime

Në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor në komunën e Dibrës,  do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në komunën e Qendrës Zhupa në 16 vendvotime.

LEXO: #Debatpernime në Maqedoni, kandidatët e Dibrës me sërë premtimesh! (VIDEO)

“Në komunën e Dibrës, nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve, 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorçe dhe nga një në fshatrat Xhepçisht, Kosovrasti i Epërm dhe i Poshtëm. Këshillat zgjedhore me vendim tashmë janë formuar dhe të hënën dhe të martën do të mbajmë edukim për anëtarët e këshillave”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Dibrës.

Në ditën e zgjedhjeve,  të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzojnë  mbi 18.400 votues.

Në garën për funksionin e kryetarit të komunave ka gjashtë kandidatë, ndërsa me listat e kandidatëve për këshillin komunal prej 15-të antarësh do të marrin pjesë shtatë subjekte politike.

Sipas kryetarit të KK-së të Qendrës Zhupa, Eran Zuber në këtë komunë do të votohet në 16 vendvotime.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë mbi gjashtë mijë qytetarë.

Në garën për kryetar komunë në Qendrën e Zhupës janë dy kandidatë ndërsa për 11-të vende këshilltarësh me lista të tyre marrin pjesë pesë subjekte politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button