fbpx

Adelina Tahiri pranon se ka gjetur dashurinë: Jam shumë e dashuruar (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka pranuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show Magazine”, se është mjaft e dashuruar, dhe se për momentin fokusi i saj është marrëdhënia, dhe jo karriera.

Prej 3 vitesh Adelina ishte shkëputur nga muzika, dhe arsyeja paska qenë e madhe. Ajo ka gjetur princin e ëndrrave.

Si rrallëherë, ajo e ka pranuar lidhjen që e bën kaq të lumtur bukuroshen nga Kosova.

“Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”,-ka treguar Adelina.

Partneri i këngëtares, nuk ka lidhje me fushën e artit, siç ajo vetë ka treguar. Adelina ka lënë një fije dyshime, se çifti është para hedhjes së një hapi të rëndësishëm siç është martesa. /b.l/noa.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button