Në mbi 90 për qind të territorit të Sirisë më nuk ka SHI

Në 91,6 për qind të territorit të Sirisë më nuk ka forca të organizatës terroriste SHI. Kjo është theksuar në gazetën e armatës “Krasnaja uvezda” të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Forcat e aviacionit civil të Rusisë gjatë kësaj jave i kanë kryer pothuajse 500 fluturime ushtarake dhe i kanë shkatërruar mbi 1380 objekte të grupeve terroriste. Këtu janë përfshirë edhe fluturimet e mbi 190 dronëve me ç’rast janë zbuluar 129 objekte të xhihadistëve.

Gjatë kësaj jave aeroplanët rusë kanë fluturuar vetëm një herë për të pritur fluturake të huaja. Nuk janë lejuar çrregullime në hapësirën ajrore të federatës, thekson gazeta.

Pranë kufijve të Rusisë janë zbuluar 17 fluturake të huaja të cilat kanë kryer aktivitete për zbulim, ndërsa në afërsi të kufijve detar rusë, aktivitet të tillë kanë kryer edhe pesë anije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button