Tramp: Irani nuk po e respekton frymën e marrëveshjes bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Irani nuk po e respekton frymën e marrëveshjes bërthamore, të lidhur me forcat e mëdha, dhe tha se së shpejti do të zbulojë vendimin e tij për atë se nëse do ta konfirmojë nënshkrimin e SHBA-së në këtë dokument.

“Nuk guxojmë të lejojmë që Irani të bëhet me armë bërthamore”, deklaroi Tramp në takimin me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

“Regjimi iranian mbështet terrorizëm dhe eksporton dhunë, gjakderdhje dhe kaos nëpër gjithë Lindjen e Afërt. Për këtë arsye t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm dhe ambicieve bërthamore të Iranit. Ata nuk po i respektojnë frymën e marrëveshjes”, shtoi presidenti amerikan.

Në pyetjen se nëse ka sjellë vendim që ta konfirmojë ose hedh poshtë marrëveshjen bërthamore iraniane, Trampi u përgjigj: Do të dëgjoni për Iranin së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button