MPB i përgënjeshtron informacionet për rregulla dhe dënime të reja të komunikacionit

Ministria e Punëve të Brendshme i përgënjeshtron informacionet e sotme të publikuara në disa portale për rregulla dhe dënime të reja të komunikacionit.

“Bëhet fjalë për informacion të përpunuar lidhur me Ligjin për siguri në komunikacion rrugor nga tetori i vitit 2015 ku në fakt ishin bërë ndryshimet e përmendura në këtë ligj, ndërsa i cili atëherë ishte prezantuar në opinionin e Maqedonisë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. ky informacion këtë herë është “riformuluar” dhe vendosur në kontekstin aktual duke sugjeruar ndonjë politikë të re ndëshkuese dhe rregulla të komunikacionit”, sqaron MPB.

Prej atje bëjnë apel deri te të gjitha mediat dhe punonjësit medial t’i respektojnë standardet dhe etikën profesionale, sepse mënyra e këtillë[ e punës, siç thonë, përveç dezinformimit të opinionit, askush nuk ka dobi.

“MPB në disa muajt e kaluar tregoi në vepër se është fuqimisht e përkushtuar në transparencën dhe llogaridhënien e punës së saj, ndërsa qasja, gjegjësisht komunikimi me të gjitha mediat është e hapur dhe në interes së mediave dhe në interes së opinionit”, thuhet në përgënjeshtrimin.

Nga MPB theksojnë se për momentin lidhur me Ligjin për siguri në komunikacion rrugor ekzistojnë propozime për sjelljen e ndryshimeve më cilësore normative dhe se ato po shqyrtohen në suaza të shërbimeve profesionale të Ministrisë, ndërsa kanë të bëjnë në pjesën e trajnimit të komunikacionit, dhe procedurat inspektuese dhe procesuimit të kundërvajtjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button