Michelle, dedikim dashurie Obamës për 25-vjetorin e martesës!

Ish-çifti presidencial Michelle dhe Barack Obama, një nga çiftet më të dashur,  vazhdojnë të tregojnë dashurinë e tyre në çdo dalje publike që bëjnë. Ata sapo kanë festuar 25-vjetorin e martesës dhe Michelle ka preferuar t’i bëjë bashkëshortit të saj një dedikim special në Instagram, përcjell Bordo.al.

Ajo ka zgjedhur foton e dasmës së tyre, një foto bardh e zi, bashkangjitur me urimin. Ja si e shpreh ajo dashurinë për ish-presidentin e SH.B.A-së: “Gëzuar përvjetorin e 25-të! Edhe pas një çerek shekulli, mbetesh ende miku im më i mirë dhe njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh! Të dua!”

Dhe me të vërtetë, ata duken edhe sot të dashuruar si 25 vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button