Borisov, Zaev dhe Rama në takim me Bankën Botërore për Korridorin 8

Kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë deri në fund të vitit do të kenë takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjetjen e modelit financiar për ndërtimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë bullgare, Bojko Borisov.

“Në dhjetor dakorduam takim me Bankën Botërore për ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Zora Zaev dhe Edi Rama”, deklaroi Borisov në konferencën për shtyp në Varnë.

Sipas Borisovit, në takim do të kërkohet modeli për financimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore, që duhet t’i lidh tre shtetet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button